Gabrieli në vaskë është gjëja më e bukur që keni parë sot

I ka shumë të rralla fotot nga jeta private, ashtu si edhe fotot me fëmijët në rrjetet sociale, por sapo Xhemi poston një moment të Martinit apo të Gabrielit, të gjitha komentet pas tyre nisin me “ohhh….”. Sytë e mëdhenj dhe të shkruar te të djemtë janë tipari që e ëma ua ka trashëguar me shumë bujari, ndaj edhe pse të vegjël, janë bërë miq me të gjithë fansat e moderatores së “Portokallisë” Sot, Xhemi ka ndarë një foto të vogëlushit 2-vjeçar nga vaska, me sa duket vendi i tij i preferuar. Duke luajtur e duke tërhequr vëmendjen e mamit, ai përfiton më shumë kohë për veten: “Nesër del që këtu” – shkruan Xhemi mbi foto. Edhe mami e ka marrë me terezi… Të paktën ua bën qejfin edhe miqve me këtë foto të adhurueshme.

Share With:
Translate »
1061 Views