Lamtumirë Bradley Lowery! Një ceremoni mortore për superheronj si ty!

Lamtumirë Bradley Lowery, tifozi më i veçantë në historinë e futbollit! Rreth 3 mijë persona të veshur me bluze me emrin e tij u mblodhën pranë shtëpisë 5- vjeçarit për t’i dhënë përshëndetjen e fundit. Arkivoli i Bradley u soll në ceremoni me një karrocë prej xhami të tërhequr nga dy kuaj të bardhë e të zbukuruar me ngjyrat e ekipit të preferuar, të Sunderland. Të pranishëm, edhe pse ai nuk mund t’i shihte, ishin edhe personazhet e preferuar vizatimor, Batmani, Spidermani, Kapitenin Amerikan. Mes lotëve të shumTë, tingujve të këngës së Elvis Presley ‘Can’t Help Falling in Love’, Lowery u përcoll drejt kishës së “Shën Jozefit” aty dhe ku do të mbahej dhe mesha. Sigurisht nuk kishte si të mungonte as futbollisti, miku i tij më i mirë, sulmuesi Defoe i cili nuk i përmbante dot lotët në asnjë moment. Miqësia e tyre ka tërhequr vëmendjen anë e mbanë botës. Bradley Lowery ishte i prekur nga një lloj kanceri shumë i rrallë. Pavarësisht se luftoi shumë fort për plot 5 vite, ai nuk ia doli ta munde atë përfundimisht. Por pavarësisht kësaj, ai nuk hoqi dorë nga skuadra e tij e zemrës, duke shikuar çdo ndeshje të tyre. Vogëlushi i shndërrua shumë shpejt në tifozin më të famshëm dhe më të dashur, por edhe një shembull për miliona njerëz. Ai iku nga kjo botë si një hero i vërtetë, ndoshta për një jetë më të lehtë me engjëjt lart.

Share With:
Translate »
704 Views