Gati për të lindur por gazetaret e Top Albania-s shfaqen në krye të detyrës

Gazetarja e Top Channel, spikere në Top Albania Radio gjithashtu, Elona Duro do të bëhet nënë. Elona ka hyrë në muajin e saj të lindjes por pavarësisht kësaj, gjendet në krye të detyrës. Por stafi i Top-it duket sikur e kanë bërë me fjalë, edhe Jonida është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të dytë, e pavarësisht kësaj ajo duket po ashtu në krye të detyrës, me kufje dhe mikrofon, gati për emison.  Në këtë foto me kolegët Jonida Aliçkolli dhe Endi Tufa, barku i gazetares është dukshëm i rrumbullakosur dhe ndonëse pa “make-up” duhet thënë që Elonës i ka rënë një nur, që vetëm shtatzënitë e mbara si këto mund të ta japin. Ndërsa Jonida, nënë me eksperiencë tashmë, ka luksin të bëjë tualet, e pse jo edhe të marri poza në studiot e Topit. Urime vajza! /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1076 Views