Gazetari bëhet baba për herë të katërt, ka zgjedhur një emër tipik shqiptar

Gazetari i njohur Ismet Drishti është bërë sërish baba.
Drishti dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër të një vajze të cilën kanë vendosur ta quajnë Ajri. Në fakt të tre emrat e mëparshëm që Drishti ka zgjedhur për fëmijët e tij, janë tipikë shqiptarë.
“Agimi, Sibora e Drini tani kanë edhe një motër të vogël. Ajri Drishti sapo erdhi në jetë. Kam 4 yje tashmë, kush është si unë. Mirëseerdhe e vogla ime, babi të ka Ajrin e vet!”, shkruan i emocionuar gazetari.

 

Share With:
Translate »
913 Views