George Clooney shfaqet për herë të parë pas aksidentit me Amal dhe binjakët
57-vjeçari ishte duke xhiruar një skenë për filmin e tij më të ri “Catch 22” kur u përplas me një makinë duke dëmtuar këmbën e tij e duke marrë plagë të lehta e lëndime në trup.
Ditën e sotme Cloony është fotografuar për herë të parë që pas aksidentit ku mori menjëherë ndihmën e shpejtë. Ai u pa duke udhëtuar me bashkëshorten e tij dhe binjakët teksa po kërkonte ndihmë për të hipur shkallët e avionit.