Kur vajza t’i prezantojë partnerin Alban Dudushit duhet të ketë plotësuar një kusht ‘qesharak’

Lidhja atë e bijë është një lidhje e fortë dhe e mistershme saqë askush nuk ka mundur ta zbërthejë. Cili baba nuk u bë “xheloz” kur e bija i prezantoi të dashurin e parë dhe cili nuk u ndie sikur po i ikën nga shtëpia? Edhe Alban Dudushi ky lloj babai është, ndonëse nuk e pranon që është fanatik e konservator. Edhe pse Xhoeli, vajza e tij, po jeton adoleshencën me të dyja këmbët, për Albanin është akoma shumë e vogël.

Edhe tani që është bërë baba për herë të dytë, Albani e ruan të paprekur raportin me të bijën. Ajo është vajza e tij e vogël, pika e tij e dobët dhe kështu do të jetë deri kur…. përgjithmonë. Lidhjen me të, gazetari dhe moderatoi i Top Show e ka shumë të fortë, ndaj edhe do ta shtyjë sa më shumë të mundet atë momentin “e tmerrshëm” – kur Xhoeli t’i prezantojë partnerin.

I ftuar sonte në Top Arena, i pyetur për të bijën dhe për “dashuritë” e saj, ai tha se Xhoeli është akoma shumë e vogël: “Kur flas me të për këtë gjë, i them ‘kur të shkosh 35 vjeç, do ma sjellësh në shtëpi partnerin, pastaj e shtyj dhe i them 45. Mundohem të mos e mendoj këtë, por ajo është akoma shumë e vogël … “ – tha ai me të qeshur. Por ngacmimit të Fjorit për një Dj, Albani, si i zënë në faj, tha: “Unë nuk di gjë për Dj, nëse di Ervini (Kurti), por në dijeninë time jo. Xhoeli ka një kushëri Dj, që është Dj Sardi, por kaq”, – tha ai si për të justifikuar të bijën.

Xhoeli i rritet para syve çdo ditë, por për Albanin, si të gjithë vajzat për baballarët, ajo mbetet princesha mbi bizele, të cilën, askush nuk duhet ta prekë… Të paktën jo deri në 45 vjeç. Nëse akoma Ervin Kurti nuk ka zbuluar ndonjë histori tjetër deri atëherë :).

Share With:
Translate »
1233 Views