Geti, fjalë zemre për atë që i dha jetën

Sado të fortë apo natyra serioze të jemi, të gjithë përpara nënës dobësohemi. Me atë jemi gjithmonë të butë.

Kështu është në fakt edhe reperi i njohur Getoari, i cili në ditëlindjen e nënës së tij, i ka bërë një dedikim aq të bukur zonjës Florije. Geti shkruan se nuk mjaftojnë orës, ditët dhe as vitet për të falenderuar për çdo gjë që ajo ka bërë për të.

“Nanë, nuk mjaftojne orë, ditë, muaj, vite dhe as krejt jeta ime ,për të të falenderuar për gjithçka që ke bërë për mua. Urime ditëlindjen e shtrenjta ime nënë! Jetofsh edhe 100 vite të lumtura së bashku me ne. Të dua pafund”,– ka shkruar Geti.

Share With:
Translate »
900 Views