Gëzim i dyfishtë në shtëpinë e Besa Gashit, detajet nga festa e organizuar

Një ditë më parë për bukuroshen Besa Gashi ka qenë një ditë shumë e veçantë. Kjo për faktin pas ish-miss Kosova, dje ka pasur dy arsye për të festuar. Kjara vajza e saj dje ka festuar ditëlindjen dhe pikërisht në ditëlindjen e saj ajo ka filluar klasën e parë. Në gjashtë vjetorin e lindjes së vajzës, Besa ishte kujdesur që gjithçka të dukej sa më bukur. Ajo kishte organizuar një festë të mrekullueshme për Kjarën. Që në pritje të mysafirëve kishte vendosur balone e duke iu uruar mirëseardhje të gjithëve në ditëlindjen e Kjarës. Besa kishte shkruar fjalët më të bukura për vajzën e saj. “Sot 6 vite ti me dhe emrin Nene, pikerisht ne ditelindjen time erdhe ti Kjara ime dhurata me e bukur qe kam mar ndonjeher, dasht’ Zoti e festojm gjithmone se bashku.. urime ditelindja dhe dita e pare e shkolles te uroj shume suksese ne rrugen e diturise ♥”, ishte ky urimi që kishte bërë Besa.

Share With:
Translate »
1734 Views