Gëzoi shumë familje, një vajzë e përkushtuar si Aida Shtino

“A e di se një telefonatë e vetme mund t’i bëjë ata të lumtur? Ata nuk të lanë pas dore kur ti ishe e vogël, ndaj mos i lër ata pas dore tani që janë plakur…”

Kjo shprehje i shkon shumë për shtat prezantueses së njohur Aida Shtino, e cila u bë e njohur për publikun me emisionin e saj ‘Njerëz të humbur’. Mirëpo, pas mbylljes së emisionit nuk është më pjesë e ekranit.

Dhe u bë kohë e gjatë që nuk e kemi parë gjëkundi… Ndaj dhe me të drejtë pyesim: Ku ka humbur Aida Shtino?

Por ja, Gazeta Shqiptare e ka fiksuar Aidën teksa ka dalë shëtitje me prindërit e saj.

E shkëputur totalisht nga televizioni, duket se Aida po i kushton më shumë kohë familjes së saj, veçanërisht prindërve. E veshur sport, gazetarja e njohur po shijon një bisedë të këndshme me prindërit e saj. E ku ka më mirë se koha e kaluar me prindërit…!!!

Share With:
Translate »
807 Views