Gigi Hadid publikon si rrallëherë një foto me vajzën dhe ne nuk po e besojmë dot sa shumë është rritur

Gigi Hadid dhe Zayn nuk e kanë zbuluar ende portretin e vogëlushes së tyre, megjithatë ata nuk i kanë kursyer disa foto të saj në rrjete sociale. Në fakt të tilla imazhe të Khai-t janë shumë të rralla, aq sa ne nuk arrijmë ta kuptojmë se si rritet aq shpejt.

Ditën e sotme modelja ka publikuar një seri fotosh të saj në Instagram, duke përfshirë ato nga festa e 26-vjetorit, një selfie duke u puthur me Zayn dhe mes tyre një tjetër me të voglën e saj.

Në foton e ëmbël, Gigi shfaqet duke mbajtur në krahë Khai-n dhe duke i buzëqeshur. Nënë e bijë shihen të veshura të dyja gati njësoj, me rroba në ngjyrë të bardhë dhe rozë. Khai ka festuar 8-mujorin e lindjes sot dhe ndaj modelja nuk është menduar dy herë për të publikuar këtë foto me të.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid. Për muaj të tërë Gigi e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, derisa fansat e mësuan rastësisht nga Instagrami i saj. Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.

Ndërkohë në intervistë për “Vogue” , Gigi ka treguar se lindja e vogëlushes nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

“Një moment po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: ‘Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë, kështu që duhet të shtysh njësoj si në një shtrat spitali”, tregoi Gigi.

“Nuk e ndjeva aspak kur ajo doli. Isha shumë e lodhur. Vetëm ngrita kokën dhe pashë Zayn duke e mbajtur në krahë. Ishte e mrekulleshme”, ka thënë Gigi.

Share With:
Translate »
242 Views