Trondit Lady Gaga: Më përdhunuan kur isha 19 vjeç dhe mbeta shtatzënë

“The Me You Can`t See”, “Ajo që s`shikoni dot tek unë” është seri intervistash që do zbulojë detaje të panjohura për njerëz të famshëm. Në episodin e parë protagoniste ishte Lady Gaga. 35-vjeçarja u kthye 16 vite pas dhe tregoi disa detaje më shumë rreth historisë së saj dramatike të përdhunimit nga një producent, emrin e të cilin nuk e zbulon.

“Isha 19 vjeçe kur punoja në fushën e muzikës dhe një producent më tha ‘Hiqi rrobat’. I thashë, jo dhe u largova. Më tha që do digjte gjithë karrierën time dhe nuk u ndal. Më kërkoi vazhdimisht të njëjtën gjë dhe pastaj nuk mbaj mend më. Vite më vonë shkova në spital sepse kisha disa dhimbje në trup. U habita kur hapa sytë dhe në pashë një psikiatër para meje. Kuptova që edhe këtë herë kisha pasur të njëjtën lloj dhimbje si dikur, kur më përdhunuan e më lanë shtatzënë. Kur hyra në një dhomë të shtëpisë dhe u mbylla për muaj të tërë, vetëm qaja e kisha përzierja pafund”, tregon Lady Gaga që shton se trauma e hershme i kishte shkaktuar episode të tilla stresi dhe dhimbjesh fizike edhe vite më vonë.

Në fund këngëtarja ka një mesazh për të gjitha vajzat, për ato që në raste abuzimi fajësojnë dhe dëmtojnë veten. Lady Gaga sugjeron të presin, me kohën do kuptojnë se nuk kanë asnjë faj, se nga vuajtja nuk fiton asgjë, as nga viktimizimi. Forca, vetëm ajo të çon përpara.

Share With:
Translate »
249 Views