Gjenden të vdekur në pishinë vajza 8-vjeçare, nëna dhe xhaxhai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Jersey, ku në një shtëpi janë gjetur të vdekur 3 persona. Një grua 33-vjeçare, xhaxhai i saj 62 vjeç dhe vajza e saj 8 vjeç u gjetën në pishinë pa jetë.

Policia mbërriti në vendngjarje pas telefonatave nga fqinjtët, të cilët dëgjuan ulërima.

Policia njoftoi se kur arritën, të tre viktimat i gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes.

Të tre personat jetonin së bashku në shtëpinë ku ndodhi ngjarja. Shkaku i vdekjes mbetet nën hetim.

Share With:
Translate »
722 Views