Gjendet i vdekur aktori i njohur, disa javë para se të burgosej për pornografi të miturish
Ylli i serialit të njohur ‘Glee’, Mark Salling është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij, në Los Angeles, Kaliforni ditën e sotme.
Sipas mediave amerikane, 35-vjeçari i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Veprimi ekstrem është ndërmarrë vetëm disa javë përpara se ndaj tij të shqiptohej dënimi me 4-7 vjet burg, pasi ishte gjetur fajtor për posedim të mijëra materialeve pornografike me fëmijë.
Vetë aktori e kishte pranuar akuzën tetorin e vitit të shkuar, çka do të sillte automatikisht edhe uljen e dënimit.