Gjyshi sakrifikon veten për të shpëtuar nipërit nga dallgët: Luftoi deri në fund, të paktën pa që vogëlushët ia dolën

Një ngjarje e dhimbshme ndodhi paraditen e sotme në plazhin e Gouvesit në ishullin grek të Kretës. Mediat lokale raportojnë për mbytjen e një të moshuari në det, i cili kishte hyrë për të nxjerrë nga dallgët dy nipërit e tij 7 dhe 10 vjeç që po mbyteshin.

Gjyshi hyri menjëherë në det sapo pa që të vegjlit po mbyteshin duke i nxjerrë ata në cektinë, ndërsa vetë nuk mundi të dalë prej ujit pasi dallgët e morën në det, raporton abcnews.al.

Ai luftoi shumë më dallgët për të shpëtuar dy nipërit. Pasi panë se ç’po ndodhte, njerëz të tjerë u afruan aty duke nxjerrë nga uji dy të vegjlit, ndërsa gjyshi i tyre vijonte të përpiqej për të dalë nga uji.

“Ai luftoi deri në fund. E pamë se si e mori uji pak nga pak por nuk mundëm të bënim asgjë në ato momente. Ai u përpoq për nipërit dhe pa që ata ia dolën mbanë në breg. Të paktën iku me këtë lajm të mirë”, u shpreh një nga dëshmitarët për mediat lokale.

Share With:
Translate »
47 Views