Gjyshja Bajamja habit mjekët italianë, kaloi Covid-in në moshën 101 vjeçare vetëm me Paracetamol

Bajame Goxhabelli, 101 vjeçarja nga Korça, është kthyer në personazhin e momentit në Udine, ku edhe jeton me fëmijët e saj, pasii kaloi pa probleme Koronavirusin. Gjyshja shqiptare rezultoi pozitive, më 31 dhjetor të vitit 2020 dhe pavarësisht rrezikut të madh, gruaja me mbi një shekull jetë, ka treguar se e kaloi lehtë Covidin dhe pas dy javësh rezultoi negative.

 “E kalova pa problem Covidin, ia hodha për bukuri”, deklaron ajo.

Ashtu si misteri i këtij virusi, po aq e habitshme është dhe fakti që 101-vjeçarja e kaloi Covidin në shtëpi dhe vetëm me paracetamol. Familjarët e saj thonë se nëna e tyre nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur asnjëherë ilaçe gjatë jetës së saj.

“Edhe nëna u prek nga Koronavirusi, por me shumë pak problem. Me pak temperaturë, me Paracetamol dhe me ushqim të mirë e kaloi. Nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur ilaçe gjatë jetës së saj. Nëna ka 7 fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe 26 stërnipër e mbesa”.-rrëfejnë ata. Shqiptarja 101-vjeçare nga Korça ka lindur në vitin e pandemisë së gripit spanjoll dhe pas 100 vjetësh përjetoi pandeminë e Covid-19.

Share With:
Translate »
482 Views