Peshk, fruta dhe perime për të rritur fertilitetin

Sipas “Harvard School of Public Health” në Boston, një dietë e pasur me peshk, fruta, perime dhe bishtaja shton me 11% lëvizshmërinë spermës.

Një tjetër studim i Universitetit të Yamaguchi, në Japoni, tregon se lëvizshmëria e spermës është më e mirë te meshkujt që bëjnë rregullisht aktivitet sportiv dhe evitojnë ushqimet e skuqura.

Sipas studiuesve nëse merrni 0.7% të kalorive nga ushqimet e skuqura, përqendrimi i spermatozoidëve është i barabartë me 79 milion për mililitër, ndërsa, nëse përqindja rritet në 1.3%, numri i spermatozoidëve bie në 48 milion.

/Revista Psikologjia

 

Share With:
Translate »
342 Views