Gjyshja heroinë që kalon çdo ditë me patina mbi liqenin e ngrirë për të parë lopët | Video

Një 76-vjeçare që kalon me patina çdo ditë liqenin më të thellë në botë ka pushtuar rrjetet sociale.
Pamjet janë filmuar në liqenin Baikal të Rusisë, i cili në dimër ngrin totalisht.

Sapo sheh që liqeni ngrin, Lyubov Morekhodova i kalon lopët e saj në bregun përballë, ku ka kushte më të mira për kafshët.

Ajo ngrihet në orën 5:30 çdo ditë për të ushqyer lopët dhe për të ndezur sobën.

“RT” shkruan ka jetuar vetëm në brigjet e liqenit, që kur burri i saj vdiq në vitin 2011.

Morekhodova ka filluar të përshkojë liqenin siberian që shtatë vjeç dhe nuk ka reshtur së kryeri këtë rit prej 69 vjetësh.

Share With:
Translate »
844 Views