“Golfi” me 5 anëtarët e familjes përfshihet nga flakët në Rrugën e Kombit

Një automjet tip Golf është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme dhe sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Ora News, shihen forcat zjarrfikëset duke shuar zjarrin.

Në mjet udhëtonin 5 anëtarët e një familje, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Mjeti punonte me benzinë dhe dyshohet për një defekt teknik.

Share With:
Translate »
591 Views