Gratë shtatzëna që presin një vajzë kanë rrezik më të madh për komplikmet të llojit si preeklampsi

Preeklampsia është një nga ndërlikimet më të zakonshme e cila prek gratë shtatzëna në Shtetet e Bashkuara.

Karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut gjatë shtatëzanisë, që ekspertët besojnë se është shkaktuar nga mosfunksionimi i enëve të gjakut në placentë shkruan Healthline.

Problemet me placentën mund të kontribuojnë gjithashtu në kufizimin e rritjes së fetusit, gjendje që ndodh kur një fetus nuk rritet mirë.

Ndërsa gjetjet e hulumtimit kanë qenë të përziera, disa studime kanë zbuluar se gratë kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë preeklampsi kur mbajnë një fetus femër përcjell Gazeta Shneta.

Nga ana tjetër, disa prova sugjerojnë që një fetus mashkull ka më shumë të ngjarë të përjetojë kufizim të rritjes së fetusit.

Studiuesit që qëndrojnë pas hulumtimit, zbuluan se gratë shtatzëna me nivele të larta të një molekule të caktuar në gjakun e tyre kishin më shumë të ngjarë të zhvillonin preeklampsi. Kjo molekulë ishte një lloj i metabolitit të sperminës.

Spermina është lloj i poliamineve që luajnë rol thelbësor në përhapjen, rritjen dhe diferencimin e qelizave. Ato gjithashtu ushtrojnë efekte të rëndësishme në zhvillimin e embrionit, implantimin, zhvillimin e fetusit.

Për krahasim, gratë shtatzëna me nivele më të ulëta të këtij metaboliti të sperminës kishin më pak të ngjarë të zhvillonin preeklampsi.

Nëse ju keni një placentë të sëmurë, ajo mund të ketë të gjitha llojet e efekteve në shtatzëni, por dy gjërat kryesore janë që ose foshnja nuk rritet mirë ose nëna zhvillon preeklampsi,” tha studiuesi kryesor, Dr. Gordon Smith.

Share With:
Translate »
517 Views