Grida Duma flet për fëmijërinë e saj: Tmerr ka qenë, bëja shumë punë shtëpie

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Grida Duma ka treguar se si i kujtoj ajo festat gjatë fëmijërisë.

Duma shprehet si dikur bënte shumë punë nga mëngjesi në darkë.

Rudina Dembacaj: Çfarë të kujtohet më shumë nga festat e fëmijërisë?

Grida Duma: Më kujtohet sa shumë punë shtëpie bënim (qesh). Tmerr ka qenë. Jam rritur në shtëpi private, do shkojë një herë tek taraca, pastaj janë veglat e oborrit, pastaj ke mbajtur ndonjë qen, mace, pulë, pastaj oborri, pastaj në 8 të darkës futeshe brenda pasi kishe mbaruar pastrim. Unë thelbësisht mbaj mend vetëm 1 apo 2 janar që ishte vetëm një pushim absolut, mund të haje çfarë të doje dhe nuk kishte punë shtëpie, këto mbaj mend.

Share With:



139 Views