Vogëlushi përplaset me timonin e biçikletës, humb shikimin

Një 9-vjecar është verbuar në njërin sy pasi kur ra nga bicikleta, u pengua aksidentalisht në timon. Ciaran Donnelly nga Glasgow ishte duke luajtur dhe u shmang për të mos goditur motrën e vogël, por e pësoi vetë. “Ai ra nga bicikleta dhe timoni i hyri në sy. Ishte e tmerrshme. Fillimisht menduam se kishte ndonjë shenjë të zezë por u bë shumë më keq. Mundësitë që ti kthehet shikimi janë shumë të vogla,” – tha mamaja e tij për Metro. Pas incidentit, ai u dërgua menjëherë në spital, ku u fut me urgjencë në operacion për ta mjekuar plagën. “Aksidenti nuk më ka ndaluar dhe nuk u shqetësova shumë kur ndodhi. Ishte ditëlindja e motrës sime dhe mora më shumë urime se ajo,” – tha ai.

Share With:
Translate »
665 Views