Gruaja i vërsulet policit me thikë, por qëllohet për vdekje në sy të fëmijëve të mitur (Video)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Nevada të SHBA-së. Mediat e huaja raportojnë se një polic ka qëlluar për vdekje një grua në sy të fëmijëve së saj.
Kjo ndodhi pasi gruaja në një moment iu vërsul policit me thikë. Në pamjet e siguruara nga kamera në trupin e policit, shfaqet 33-vjeçarja Ariella Crawford duke ecur në skaj të rrugës në Alta Sierra me dy djemtë e saj, kur polici Caleb Toderan iu afrua.
Ky i fundit kishte marrë një telefonatë ku i ishte thënë se gruaja po ecte në mes të rrugës dhe po bllokonte trafikun. Por, sapo pa prezencën e policisë gruaja u acarua së tepërmi, nxori një thikë dhe nisi të kërcënonte vazhdimisht
“Mos i lëndoni fëmijët e mi. Nëse diçka u ndodh fëmijëve të mi, e gjithë bota do ta kuptojë”, dëgjohet duke thënë ajo.
Por situata u tensionua edhe më shumë, saqë Crawford fillon të bërtasë dhe Matthew Harrison i drejton pistoletën elektrike duke parë se po i rrezikohej jeta.
E kur tentoi ta godasë Harrison, reagon kolegu i tij duke e qëlluar disa herë me armë. Ajo çfarë është më shokuese se dëshmitarë të ngjarjes ishin djemtë e saj që panë gjithçka.
Crawford është shpallur e vdekur disa orë më vonë në spital, kurse policia ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse forca ishte përdorur në proporcion me ligjet.