Gruaja nga Korça i dështon fëmijën të dashurës së burrit

Një histori e rrallë është rrëfyer nga një grua në “Aldo Morning Shoë”, në Tv Klan. 35 vjeçarja nga Korça,ka treguar historinë e tradhtisë nga ish bashkëshorti, i cili i kishte çuar të dashurën shtatzënë dhe i ka kërkuar të bashkëjetojnë të gjithë. Antoneta jeton aktualisht në Durrës dhe kërkon një lidhje të qëndrueshme.

“Jam e divorcuar prej 8 vjetësh. Ish-bashkëshorti më solli gruan e dytë shtatzënë në shtëpi, pa ditur asgjë. Jam çuditur kur erdhi në shtëpi. Bashkëjetonte me të në Greqi, unë se dija. Erdhën të dy me valixhe në dorë. I hapa derën pashë burrin: më tha kjo është gruaja. Kam filluar e kam bërtitur. Ishte vjehrra dhe vjehrri aty, ata që e kanë nxjerrë përjashta. Ma ka sjell 4 muajshe shtatzënë dhe ia kam dështuar fëmijën, pasi rraha të dy. Më denoncuan në polici. Kam qëndruar 3-4 orë, por s’kam bërë burg. Tani dua të gjej një lidhje. Jam martuar me mblesëri dhe kam dy fëmijë, por atë person nuk e kam dashur që në fillim. Kam pasur një lidhje 2-3 vite, por kam pasur fëmijët e vegjël, tani ata janë rritur dhe më kuptojnë”, tha Antoneta.

 

Share With:
Translate »
1467 Views