Letra e Rita Orës: Isha një bebe refugjate
Jam një vajzë tipike nga Londra. Jam një yll i popit. Jam refugjate. Në të vërtetë jam një bebe refugjate. Si fëmijë jam rritur në një banesë me një dhomë të cilën e kam ndarë me prindërit e mi dhe motrën e madhe. Nga dritarja kam mundur të shoh Varrezat Brompton. Ishte e frikshme. Nuk e di se çka ishte më e frikshme – varrezat apo të qenit refugjat…
Prindërit e mi u larguan nga Kosova në kërkim të një jete më të sigurt. Fakti i të qenit një person i zhvendosur nga vendi, bartja e etiketimit “refugjat,” më ka dalluar thellësisht. Refugjatët rrallë se kanë zë. Fatmirësisht, unë e kam një – në kuptimin e plotë të fjalës dhe në mënyrë metaforike. Zëri më dha famë. Unë jam e privilegjuar dhe motivuar në mënyrë të barabartë për ta përdorur zërin tim në emër të refugjatëve. Jam e kënaqur që Kosova, vendi im i origjinës, ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit. Kjo i mundëson qytetarëve të jenë më të vendosur për të ecur përpara, të jenë më të egër për progres dhe sukses. Unë gjithmonë e kam dashur muzikën, isha e vendosur për arritjen e suksesit, por i falënderohem të gjithë atyre që më përkrahën. Ata më ndihmuan të shtroj rrugën e jetës.