Gruaja publikon foto me strija për t’u dhënë të gjitha nënave një mesazh të rëndësishëm

Një grua e cila është bërë dy herë nënë ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të frymëzuar të gjitha nënat e tjera se nuk duhet të kenë turp nga strijat. Lisa Wilson është 28 vjeç dhe për një kohë të gjatë e pati të vështirë ta pranonte trupin e saj të paslindjes. Lëkura e saj e barkut u var pas shtatzënisë së dytë, strijat tashmë kishin lënë shenja të pandryshueshme. Si çdokush edhe ajo do të donte t’i rikthehej trupin të mëparshëm , të linte pas pasigurinë dhe ndrojtjen sa herë që shkonte në plazh.

Ajo zgjodhi që të mos e urrente më trupin e saj, por ta shihte si diçka pozitive , shenja që i kishte të mbetura nga dhurata më e mirë që mund t’i ishte bërë; sjellja në jetë e dy vogëlusheve të saja.

“Kuptova se ishte një mesazh i keq që u dërgova vajzave të mia duke u zënë ngushtë se si duket barku im pasi kisha lindur. Që nga ai moment unë e lashë pas turpin dhe e përqafova peshën dhe format e mia. Doja gjithashtu të tregoja se mund të jesh seksi edhe me forma të tilla kështu që nisa të bëja fotografi pa veshje që mbulonin defektet, por me të brendshme. Madje zgjodha që mesazhin tim tua përcillja edhe të tjerave, duke i postuar ato në Instagram. “,- ka treguar Lisa.

Tashmë ajo publikon shpesh foto në rrjete sociale duke u bërë thirrje të gjitha grave që most ë kenë turp nga trupi i tyre , por të jenhë krenare ashtu siç janë.

Share With:
Translate »
1042 Views