Çfarë e përloti Xhensilën këtë të diel?

Për shumë, e Diela përbën një ditë pushimi dhe të shëtitjeve.

Por, të paktën për këtë herë, kjo nuk ka qenë zgjedhja e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut.

Ata kanë kaluar një ‘Fundjavë ndryshe’ në kuptimin e vërtetë të fjalës duke ju bashkuar nismës me të njejtin emër për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë.

Çifti kanë ndihmuar një familje që jeton në varfëri ekstreme e sikur të mos mjaftonte skamja që ka pllakosur, përballët edhe me sëmundjen e të zotit të shtëpisë i diagnostifikuar me kancer.

Situata të tilla duket të mos jenë përballuar lehtë emocionalisht nga Xhensila e cila është zhytur në lot, siç edhe vërehet në imazhet e postuara nga iniciativa ‘Fundjavë ndryshe’.

Një bravo të madhe për Xhenin dhe Besin!

Share With:
Translate »
922 Views