Habit Zajmina, me veshje transparente dhe taka tek gjinekologu
Zajmina Vasjari ka nisur të shfaqet publikisht e “rrumbullakosur” nga shtatzania e saj e parë, ndërsa aktualisht ndodhet në muajin e shtatë. Ndonëse edhe dy muaj e ndajnë atë nga statusi “nënë”, pasi do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, Zajmina në pamje të parë nuk duket shumë e kujdesshme si për veten, ashtu edhe për shëndetin e bebes që mban në barkun e saj. Në këtë foto që sot publikon vetë Zajmina, ajo shfaqet e veshur me një fastan të zi, transparent dhe të tyltë gjatë një vizite te mjeku gjinekolog. Deri këtu është në rregull, por këtë fustan e shoqëron me një palë taka shumë të larta, aspak të përshtatshme për një femër shtatzënë. Edhe pse ndodhet në një konsultë me mjekun, ndoshta as ky i fundit se ka vënë re se Zajmina së shpejti do të bëhet nënë dhe këto taka të larta mund t’i shkaktojnë asaj pasoja. Ndoshta, Zajmina duhet ta kuptojë se ka ardhur koha që të braktisë për pak kohë takat e larta dhe t’i zëvendësojë ato me këpucë të sheshta e të rehatshme, për të një ardhme më të sigurt të bebes./NB/