Habitet bota dhe mjekësia, foshnja lind me kontraceptivin e nënës në dorë
Ka ardhur në jetë një foshnjë duke habitur të gjithë botën. Ai ka dalë në dritë duke mbajtur kontraceptivin e së ëmës, spiralen, e cila në teori duhej të kishte evituar këtë shtatzëni. Kjo ngjarje e rrallë ka ndodhur në një spital në Texas, SHBA, dhe gruaja quhet Lucy Hellein.
Fotoja u shpërnda në Facebook nga mamaja për të bërë më pas xhiron e botës. Nën diçiturën ‘Mbrojtja dështoi’, fytyra prej fitimtari e vogëlushit me siguri është ndër më të bukurat që kemi parë prej kohësh.
Gruaja ka bërë një operacion gjatë të cilit mjekët hoqën edhe spiralen që kishte lëvizur dhe gjatë shtatzënisë ishte pozicionuar prapa placentës. Rasti i Lucy-t është shumë i rrallë, por jo i pamundur. Edhe në qoftë se fëmija nuk pritej, familja sot ishte padyshim shumë e gëzuar.