“Hallet e së dielës” që ka Vesa, i kanë të gjitha nënat
Dy këngëtarët Vesa Luma dhe Big Basta janë shpërngulur prej disa muajsh në Zelandën e Re. Së bashku me djalin e tyre Lian ata po jetojnë momentet më të bukura familjare. Liani i vogël çdo ditë e më shumë rritet, por për të rritur një fëmijë të lumtur dhe t’i plotësosh çdo dëshirë normalisht që ka dhe vështirësitë e veta. Këtë gjë e ka pasqyruar më së miri këngëtarja e njohur me anë të një fotografie në ‘Instagram’. Pavarësisht se Vesa duket shumë në forme në këtë foto, në të vërtetë gjithçka është ndryshe.
“Del prej shtëpisë me fustan, për një ditë të bukur vere të diele familjare…dhe përfundon me bluzën e burrit. E di e di…po vetëm nënat e kuptojnë” ka shkruar Vesa. Mesa duket Liani është ai “fajtori i vogël” që e ka detyruar mami Vesën të ndërrojë veshjen.