Inva Mula dhe Erza Muqolli, dy divat shqiptare në duet

Këngëtarja kosovare Erza Muqolli, e njohur për suksesin e saj në Francë me grupin e saj muzikor “Kids United”, sonte ka zbritur në Tiranë, në kuadër të spektaklit garues “Virtuzoët”, që po udhëhiqet mjeshtrisht nga sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula.

Dhe pikërisht në këtë mbrëmje, Erza Muqolli ka intepretuar bashkë me Inva Mulën, të cilat sollën emocione të shumta te spektatorët, kurse vetë Inva Mula , Erza Muqollin e ka quajtur super talent, duke specifikuar se zëri magjik i Francës për herë të parë ka inrterpretuar në Tiranë.

Erza Muqolli, vetëm 12 vjece, konsiderohet si një yll francez, e cila bashkë me anëtarët e bendit të saj “Kids United”, që është themeluar në vitin 2015, po bëjnë namin ane e mbanë Francës, ku bashkëmoshatarët e tyre bëjnë të pamundurën që të sigurojnë biletën për të parë nga afër koncertet e Erza Muqollit.

Në mbyllje të vitit 2017, ajo bashkë me fëmijët e grupit “Kids United”, ishte ftuar në Elyse nga presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, ku këta fëmijë kanë dhënë koncert. E më pas, Zonja e Parë e Francës Brigitte Macron poashtu ka pritur në një takim Erza Muqollin, e cila bashkë me grupin e saj kanë ndarë 1.5 milion euro për UNICEF. Erza Muqolli, e cila bashkë me grupin e saj tashmë kanë shitur mbi 1.7 milion kopje të albumeve, në një intervistë më të hershme të dhënë për KultPlus, ka shprehur edhe dëshirën që një ditë të këndojë edhe në Kosovë. Ajo poashtu ka njoftuar se viti 2018 do ta gjejë edhe në film, pasi që do të fillojnë xhirimet e këtij projekti ku Erza Muqolli ka rolin kryesor.

Ndërkohë, Kosova ka dështuar ta sjellë Erza Muqollin në Kosovë, për një koncert për audiencën kosovare, negociata këto që janë zhvilluar gjatë vitit 2017.

Madheshtore, e magjishme ne kete interpretim, virtuoze ne kete perfomance e madhja Inva Mula e shoqeruar nga zeri brilant i artistes se ardhshme Ereza.

Posted by Mirela Mula on Sunday, March 4, 2018

Share With:
Translate »
1308 Views