E RËNDË/ Sfida e “TikTok” i merr jetën të miturit, e ëma e gjen të pajetë në dhomë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Skoci dhe shkak për këtë janë bë rrjetet sociale.
Bëhet me dije se një fëmijë ka humbur jetën pasi ka provuar sfidën e rrjeteve sociale, atë të ‘Blackout’.
Nëna është tronditur ku ka gjetur të pajetë brenda dhomës djalin e saj 14-vjeçar.
Lauryn Keating, 30 vjeç, e gjeti Leon Brown të pajetë të enjten e kaluar në shtëpinë e tyre në Cumbernauld, Skoci ndërkohë u ka bërë thirrje familjeve të kujdesen për fëmijët e tyre që të mos provojnë sfidat e Tik Tok.
Sfida popullore Blackout “detyron” pjesëmarrësit e lojës që të lidhin rreth qafës së tyre një litar duke i inkurajuar të mbyten deri në pikën e humbjes së vetëdijes, ndërsa videon e regjistruar duhet ta ngarkojnë në TikTok.
Ky trend është i rrezikshëm pasi sipas profesionistëve mund të çojë në të fikët, dëmtim të trurit, konvulsione dhe madje edhe deri në vdekje.