Harry dhe Meghan po xhirojnë jetën brenda shtëpisë si familja Kardashian

Princi Harry dhe Meghan Markle thuhet se janë duke filmuar një dokumentar në shtëpi për Netflix si pjesë e marrëveshjes. Sipas informacioneve të deritanishme, kanë mirëpritur kamerat në shtëpinë e tyre për të regjistruar reality show-n ashtu siç jetojnë. Pak a shumë si “Keeping up with the Kardashian”.

Dokumentari pritet të publikohet në fund të vitit, gati paralelisht me kujtimet e librit të Harry-t.

Këto xhirime kanë ngjallur frikën tek familja mbretërore për skandale të radhës. E do të tentojnë Harry dhe Meghan të hapin plagët e vjetra?

Është akoma e paqartë nëse kamerat e Netflix janë lejuar të filmojnë edhe dy fëmijët e çiftit, Archie tre-vjeçar dhe Lilibet 11-muajshe.

Harry dhe Meghan po xhirojnë jetën brenda shtëpisë si

Imazhet ekskluzive të DailyMail.com tregojnë ekipin e kameramanëve që po hyjnë në shtëpinë e Meghan dhe Harry-t. Pra është vetëm çështje muajsh…

Share With:
Translate »
42 Views