Nuk kishte asnjë mundësi tjetër, e reja shiti vezët e saj të ngrira për të mbuluar shpenzimet e studimeve

Një grua ka shitur vezët e saj të ngrira për të ndihmuar në shlyerjen e borxhit të saj studentor pasi tha se nuk kishte “asnjë alternativë tjetër”. Kassandra Jones, 28, nga Nju Jorku, SHBA, vendosi t’i shiste ato pasi nuk arriti të gjente ndonjë bursë për të mbuluar shpenzimet e studimeve master. Ajo tani i është nënshtruar pesë fazabe të dhënies së vezëve duke mbledhur 50,000 dollarë, ndërkohë që borxhi i saj është 167,000 dollarë.

Pavarësisht se punoi tri punë ndërsa studionte për diplomën e saj universitare dhe jetonte në shtëpi me prindërit e saj për të kursyer qiranë, Kassandra kishte ende një pjesë të parave borxh. Kështu që në përpjekje për të arritur ëndrrën e saj për t’u bërë dietologe, ajo vendosi të shesë vezët e saj për të mbledhur para.

“Unë nuk kisha asnjë alternativë tjetër. Do të doja që kjo të mos ishte vetëm për shkollimin tim. Do të doja që paratë të ishin për një parapagim për një shtëpi ose për të nisur biznesin tim. Borxhi më linte pa gjumë natën dhe më dukej sikur nuk kishte dritë në fund të tunelit. Kam dëgjuar në biseda të ndryshme për dhënien e vezëve. Disa shoqe të miat kishin filluar ta bënin këtë për të ndihmuar në pagesën e shpenzimeve të shkollimit dhe për nevoja të tjera. Kisha një mikeshë e cila vendosi se ishte e gatshme ta provonte dhe fitoi mijëra dollarë për një muaj. Ishte befasuese, edhe pse e frikshme. U ndjeva më rehat duke e eksploruar si një opsion për veten time pasi e pashë atë të kishte sukses”.

Dhënia e vezëve ndodh kur një grua jep vezët e saj për të ndihmuar familjet që nuk mund të përdorin vezët e tyre. Megjithatë, mund të jetë një proces “intensiv”, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

Kassandra tha: “I gjithë procesi në vetvete ishte intensiv. Më duhej të mësoja se si t’i bëja vetes injeksione. Herën e parë, u tmerrova dhe kisha nevojë që shoqja ime ta bënte atë për mua. Kishte shumë presion dhe ënjtje në pjesën e poshtme të barkut, dhimbje nga ngërçet që e bënin të vështirëso të ecja, të ngrihesha, të ulesh apo të qeshja. Dhe përkeqësohet nëse ha ose pi shumë. Termi më i mirë për ta përshkruar është ‘siklet’. Nuk e kisha problem pasi e dija se ky ishte material gjenetik që po dhuroja dhe jo fëmija im. E dija se duhej të dhuroja më shumë se një ose dy herë për të rregulluar situatën. Pas herës së tretë filloi të kishte një efekt anësor më të gjatë. Ndjeva se trupi im nuk ishte në gjendje të rikuperohej në të njëjtën mënyrë”.

Mënyra jokonvencionale e Kassandrës për të përballuar jetesën ka ndarë opinionet dhe janë brezat më të vjetërnë veçanti, që e kundërshtojnë atë. Ajo tha: “Keqkuptimi më i madh për borxhin është se ne e morëm këtë vendim dhe kështu duhet të jetojmë me të, por çfarë zgjedhjesh na u ofruan vërtet për të siguruar të ardhmen tonë? Njerëzit e moshës sime e kuptojnë atë. Ata e ndjejnë plotësisht situatën dhe janë po aq të zemëruar sesi sistemi ynë arsimor dhe qeveria na ka dështuar. Brezi i vjetër nuk arrin ta kuptojë sepse arsimi i tyre kushtonte shumë më lirë”.

Share With:
Translate »
113 Views