Harry dhe Meghan rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar, por jo për të takuar familjen!

Princ Harry dhe Meghan Markle do të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar në shtator për të marrë pjesë në një ngjarje bamirësie. Ata do të vizitojnë gjithashtu Gjermaninë si pjesë e udhëtimit të tyre për të mbështetur disa ngjarje bamirësie, sipas “Daily Mail”.

Çifti do të udhëtojë në Mançester për Samitin “One Young”, një ngjarje që mbledh së bashku liderë të rinj nga më shumë se 190 vende, më 5 shtator. Më pas, ata do të shkojnë në Gjermani për “Invictus” 2023 në Dusseldorf.

Vizita e tyre në Britaninë e Madhe do të bëhet pasi morën pjesë në festën e jubileut platin në fillim të qershorit. Sipas mediave të huaja, në korrik mbretëresha ftoi Meghan dhe Harry-n që të kalonin kohë me ta, por nuk dihet ende nëse ata kanë pranuar.

Share With:
Translate »
92 Views