‘Hekurosja’ e gjinjve, metoda afrikane që “mbron” vajzat nga sulmet seksuale
Një grua në Afrikë masazhon gjinjtë e vajzës 10-vjecare ndërsa fëmijët e tjerë e shikonin të tmerruar.
Veronica filloi ta bënte këtë gjë shtatë muaj para se të fotografohej nga egjiptiantja Heba Khamis dhe duket se gjithcka e zhvillon nëpërmjet një guri në madhësinë e pëllëmbës.
Gjithcka ndodhi pasi vajza e madhe mbeti shtatzënë kur ishte 14 vjece dhe për të mbajtur të tjerat nën kontroll, mendoi ti rrafshonte gjinjtë.
‘Hekurosja’ e gjinjve mendohet si një metodë për të ndaluar rritjen e gjinjve, duke bërë shumë vogëlushe viktima.
Sipas doktoreshës Rebecca Tapscott, kjo quhet rrafshim i gjirit dhe mund të shkaktojë infeksione apo problemeve të tjera. Edhe pse janë metoda shumë të dhimbshme, nënat mendojnë se vajzat e tyre ndihen të mbrojtura duke parandaluar sulmet seksuale.