Hera e parë në Itali, vjen në jetë foshnja nga një mitër e transplatuar
Quhet Aleksandra, siciliane e gëzon shëndet të plotë foshnja e sapo lindur në spitalin e Katanias nga një nënë me një mitër të transplatuar.
Është hera e parë që në Itali realizohet lindja nga një mitër e transplatuar e për mjekësinë italiane regjistron rrugëtimin e suksesshëm të këtij eksperimenti.
Ishte viti 2020 kur 31 vjeçares Albina Verderama iu transplatua mitra nga një nënë 37 vjeçare e cila kishte ndërruar jetë nga një arrest kardiak.
E një vit më vonë më gusht të 2021 me një ekip të specializuar të spitalit Cannizzaro të Katanias nisën përpjekjet e para për t’u bërë nënë me anë të teknikës së fekondimit artificial e falë 8 vezëve që kishte mundur të ngrijë para operacionit të trapiantit.
Cannizzro është spitali i parë në Itali që nisi një eksperiment të tillë e që sot një vit më vonë, rezultoi i sukseshëm.
Nëna e re vuante nga një sëmundje e trashëguar qysh në lindje që njihet me emrin Rokitansky, e që ka si veçanti se fëmijët vajza lindin pa mitër e në disa raste dhe pa vaginë.
Albina Verderama e zbuloi sëmundjen e saj në moshën 17 vjeçare bashkë me dhimbjen se nuk do të bëhej kurrë nënë.