Herion Mustafaraj i “Beni ecën vetë”: Jam baba amerikan, ja çfarë i them vajzës për djemtë nga…

Herion Mustafaraj ka treguar në “FitStation” raportin e tij me vajzën.

Ai zbuloi për ekranin e News24 jetën midis Amerikës dhe shqipërisë duke treguar për ndikimin që vitet jashtë Shqipërisë kanë patur te jeta e tij personale dhe profesionale.

“Jam larguar nga Shqipëria 21 vjeç dhe tani jam 54, kam jetuar më tepër në Amerikë, vajza atje më ka lindur. Me vajzën do kisha dëshirë të kisha më shumë komunikim, por fëmijët kanë mendjen e tyre, gjen justifikim kur flasim duke më thënë “babi sa herë të marr në telefon ti nuk përgjigjesh. Por kemi raport shumë të mirë, unë jam një baba shqiptar, me mentalitet amerikan. Kur vajza më thotë për ndonjë shok apo njohje i them; të keqen babi ti e di si do e gjesh burrin, mundësisht me sy bojëqielli, flokë të verdha, mundësisht jo shqiptarë, ndonjë italian. Edhe shqiptar, mjafton të jetë e lumtur”, -tregoi me humor aktori.

Share With:
Translate »
72 Views