Hermesi 5-vjeçar vuan nga një sëmundje e rëndë, prindërit: “Ndihmojeni engjëllin tonë!”

Familja Bogdani nga Tirana ka bërë apel për të ndihmuar vogëlushin 5-vjeçar, Hermes, i cili që prej lindjes vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur, “Ostomelit”, “Tibia vara” dhe “Morbus bllaund”.

Djali ka nevojë të kurohet jashtë Shqipërie, më saktë në Itali dhe kurimi shkon deri në 30 mijë euro.

Nëna e tij bën apel për të ndihmuar vogëlushin, përmes një postimi mjaft prekës në rrjetet sociale, ku jep edhe numrat e llogarisë për këdo që mund t’i vijë në ndihmë 5-vjeçarit.

Silvana Bogdani shkruan:

ËSHTË URGJENTE NUK PRET PUNA MË!

Hermesi që ditën kur lindi iu desh të ishte mes spitalit dhe shtëpisë!

Djali ynë ka 5 vite qe vuan nga një sëmundje shumë e rëndë “OSTOMELIT” TIBIA VARA”dhe “MORBUS BLLAUND”.

Në mos mjaftonte kjo sëmundje qe për 5 vite e ka torturuar dhe sakatuar tani i duhet të luftojë ëdhe me paralizimin.

Ai prej muajsh nuk ecën.

Sëmundja ka prekur gjurin e djathtë, dorën e majtë dhe kockofemonarin e majtë.

Kemi trokitur në shumë dyer e në shumë institucione, por të gjithë na thonë vetëm një gjë:

Duhet te kurohet dhe operohet jashtë Shqipërisë, me saktë ne ITALI ne Bolonja ose ne Romë BAMBINI GESU.

Mirëpo kurimi është i shtrenjtë kushton deri ne 30.000 €.

Kemi ber letrat me ministrin për në Turqi dhe shpenzimet shkojnë deri ne 20 000€.

Dhimbje dhe torturë:

Në pamundësinë e kësaj shume ne duhet te presim qe fmija jon te tretet dita dites ne nje krevat spitali.

S’ka me keq se kur shikon e degjon dhimbjet e femijes dhe je i pafuqishem te besh dicka, per kto arsye kemi mbyllur cdo pun dhe jemi zero nga ekonomia.

Ju lutemi ju pergjerohemi per nje fmij qe po tretet per nje engjell qe do te jetoj do te jet si te gjith ai eshte engjell ju lutem, kush ka mundesi ndihmojeni engjellin tim.

Ktheni syt vetem nje her nga Hermesi e do kuptoni qe ai eshte vet jeta, mundesoni qendrimin e femijes ton ne familje.

Bëjuni babagjyshi për të, mos ma lini djalin te me ikë dhe nese nuk kini te dhuroni ekonomikisht ju lutem lutuni për engjëllin tonë ne kto dit te ftohta dhe me shumë dhimbjë. #perhermesin

NR I llogarisë: Hermes Bogdani 44667911000018 Wester Union.

Kodhel bogdani, Silvana bogdani 787223, Tiranë Albania.”

Share With:



611 Views