Heronjtë ishin kudo! Fotoja më e bukur që sfidoi uraganin

Uragani Harvey në Hjuston të Teksasit la pas shumë shkatërrime. Por, si asnjëherë më parë, njerëzit u bënë bashkë për të përballuar këtë fatkeqësi. Nuk ishin vetëm shqiptari 31 vjeçar që kontribuoi për të shpëtuar banorët nga përmbytja. Heronjtë ishin gjithandej, por shumë pak u zbuluan për publikun. Një prej tyre ishte edhe oficeri i policisë Daryl Hudeck. Ai u fotografua teksa mbante në krah Catherine Pham dhe djalin e saj 13-muajsh, Aiden. Ai i nxori nga shtëpia e tyre, që ishte përmbytur nga ujërat. Një foto prekëse dhe njerëzore, në këto ato të vështira.

Share With:
Translate »
975 Views