Herpesi neonatal, ja se çfarë duhet të dini

Herpesi neonatal është një infeksion viral i shkaktuar nga virusi herpes simplex (HSV). Edhe pse si një infeksion është mjaft i rrallë, ai mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e të porsalindurit tuaj.

Është kontakti me lëkurë ai që e përcjell HSV tek foshnja e porsalindur shkruan Verywell Family,transmeton Gazeta Shneta.

Ftohja, fluska në organet gjenitale janë disa prej simptomave që tregojnë për HSV tek prindi, e i cili e përcjell herpesin neonatal tek foshnja, transmetim ky i cili ndodh gjatë lindjes.

Ngjashëm me të rriturit, herpesi neonatal mund të shkaktojë flluska të lëkurës rreth syve, gojës dhe herë pas here në kokë.

Megjithatë, për shkak të sistemit të tyre imunitar të pazhvilluar, herpesi neonatal gjithashtu mund të shkaktojë dëmtime në organet e një të porsalinduri dhe sistemin nervor qendror

Përvec kësaj, herpes neonatal mund të përshkallëzohet në infeksione më të rënda, si meningjiti dhe encefaliti, inflamcaion i indit të trurit.

Share With:
Translate »
107 Views