Herpesi shkakton abort tek gratë shtatzëna? – Ja cila është e vërteta

Virusi herpes simplex ose HSV është një virus i zakonshëm që mund të shkaktojë plagë, flluska në gojë ose në zonën gjenitale, e herë pas here edhe në pjesë të tjera të trupit.

Në mbarë botën, njerëzit përballen me herpesin nga i cili simptomat mund të mos jenë të dukshme shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Në këtë rast, herpesi nuk bën dallime në gjini. Edhe burrat edhe gratë mund të përballen nga ky virus.

Së fundmi, profesionistët shëndetësorë tregojnë se virusi mund të mos jetë shkaktar i aborteve tek gratë shtatzëna.

Disa raporte tregojnë se gratë që kanë vazhdimisht aborte të pashpjegueshme kanë më shumë gjasa të kenë një infeksion të pazbuluar të HSV.

Megjithatë, nuk dihet nëse virusi në të vërtetë luan një rol në shkaktimin e abortit tek gratë.

Shumica e grave që janë të infektuara me HSV nuk kanë abort të përsëritur, andaj për këtë nevojitet më shumë raste studimore për të vëretuar ndikimin apo jo të tij.

Share With:
Translate »
101 Views