Histori frymëzuese: Çifti me nanizëm sjell në jetë pas 17 vitesh martesë fëmijën e parë

Pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në pesë” ishte i ftuar një çift shqiptar i cili vuan nga nanizmi.

Mes emocionesh ata treguan për historinë e tyre të dashurisë dhe se si Zoti i bekoi me një fëmijë.

Pas 17-vitesh përpjekje, Alma dhe Nushi kanë sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Fatjon.

Ata u bënë prindër 17 muaj më parë dhe Alma ishte 41 vjeçe ndërsa, Nushi 53 vjeç.

Çifti u shpreh se pavarësisht mundit dhe sakrificës dëshira për të sjellë në jetë një fëmijë nuk u ka munguar asnjëherë dhe sot janë më të lumtur se kurrë.

Share With:



356 Views