Historia e deputetit shqiptar me fëmijën e prekur nga Sindroma Down

Ai është një nga deputetët e rinj të kuvendit të Shqipërisë.

Agron Shehaj është deputeti i PD në Vlorë, i cilësuar edhe si një nga biznesmenët më të njohur të qarkut.

Mirëpo, shumë pak e dinë historinë dhe lidhjen e tij me Fondacionin Down Syndrome Albania. Që prej vitit 2014 Shehaj është donator më i madh i këtij fondacioni, nisur nga fakti kur kolegu i tij u bë prind i një fëmije të prekur nga kjo sindromë.

Lajmi është bërë publik nga vetë faqja e Down Syndrome Albania.

“Intercom Data Service Group eshte donator i sherbimeve terapeutike ne Fondacionin tone qe prej 2014. Historia pas kesaj mbeshtetje: DSA sapo ishte ishte themeluar. Kolegut te Agronit i lindi femija i pare me sindromen Doën. Kur Agroni mesoi per kete lajm, ai e pyeti kolegun e tij “Cfare mund te bej per ju dhe femijen tuaj per t’ju dhene mbeshtetjen e duhur?”. Kolegu i tha Agronit “Nese mundesh, mbeshtet sherbimet e Fondacionit Down Syndrome Albania, pasi ne aty kemi gjetur sherbimet e nevojshme per femijen tone”. Dhe keshtu qe prej 2014, Z. Agron Shehaj eshte donatori i pare dhe me i madh aktualisht i Down Syndrome Albania permes kompanise se tij, IDS. Faleminderit nga zemra Agron 🙂 Do te te jemi mirenjohes, perjete!!”, shkruan faqja e këtij fonacioni, pjesë e të cilit janë bërë vullnetarisht edhe personazhe të tjerë.

Share With:
Translate »
977 Views