Historia e Isaac, djalit 15-vjeçar të lindur me Sindromën Down

Jeta është njësoj e çmuar. Është ky mesazhi kryesor i përcjellur nga Pete Stauber, kandidat republikan për Kongresin në Minesota në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down. Ndërkohë, përmes një projekti të veçantë, 50 mama tregojnë sa normale dhe e bukur është jeta edhe për fëmijët që lindin me këtë çrregullim gjenetik.

Askush nuk do që fëmija i tyre të ketë sindromën Down, por disa prej gjërave më të bukura në jetë vijnë si surprizë.” Është ky mesazhi i Pete Stauber, në Ditën Botërore të Sindromës Down, nga e cila vuan edhe një prej 4 fëmijëve të tij. Por për Stauber, kandidat republikan për Kongresin në Minesota, djali i tij Isaac, është një bekim i papritur dhe ai vijon të sjellë gëzim në jetën e familjes çdo ditë, kur ai mëson diçka të re ose kur përgatit një surprizë për anëtarët.

Për Stauber, jeta e të birit është një dhuratë. “Më vjen keq për njerëzit që nuk kanë një Isaac në jetët e tyre. Njerëz si ai rrezatojnë dritë kudo që shkojnë,” shprehet Stauber në një shkrim të publikuar në Fox News. “Të jesh ndryshe nuk duhet të jetë një krim i ndëshkueshëm me vdekje. Në fund, jemi të gjithë ndryshe. Unë jam pro-jetës dhe gjithnjë do të luftoj retorikën se jeta e një personi nuk ka vlerë vetëm sepse ata nuk janë ashtu siç ne i duam,” vijon më tej Stauber, që gjithashtu shtron pyetjen nëse do të shtohet niveli i abortit, nëse fëmija nuk përmbush vizionet e prindërve për perfeksionin.

Në mbështetje të Ditës Botërore të Sindromës Down, 50 mama, pjesë e grupit të njohur si “Genet Projektuese”, krijuar për prindërit të cilët kanë fëmijë me Sindromën Down, kanë postuar një video karaoke me fëmijët e tyre.

Përmes kësaj videoje, këto mama duan të tregojnë sa e zakonshme dhe e lumtur është jeta e fëmijëve të tyre, nën sloganin e përbashkët se ato “nuk do të ndryshonin asgjë”.

Këngëtarja Christina Perri, kënga e së cilës është përdorur për realizmin e kësaj videoje, ka shprehur mbështetjen e saj për projektin.

Share With:
Translate »
684 Views