Aksidenti me dy të vdekur, një 15-vjeçar dyshohet se drejtonte makinën

Dy persona të moshës 29 dhe 35- vjeç, ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti tragjik mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur ‘Lapidari’, Komsi, Mat, dhe sipas policisë dyshohet se automjeti drejtohej nga një 15- vjeçar me inicialet Xh.N.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit  G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij 15 vjeçari me inicialet Xh.N.

Viktimat e aksidentit fatal janë Alfred Balla 35 vjeç dhe Gentian Hani  29 vjeç, ndërsa një 17-vjeçar u transportua për në Spitalin e Traumës.

Share With:
Translate »
610 Views