Historia e këngëtares shqiptare që u ngatërrua në spital kur ishte foshnje

Këngëtarja e dashur, Remzie Osmani, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Lemza’ aty ku ka ndarë dhe një moment të sikletshëm nga jeta e saj. “Më kanë ngatërruar në spital. 3 ditë kanë mbajtur një djalë të huaj. Infermieret serbe i kanë thënë ‘Mbaje është i yti’, por nëna ka ngulur këmbë që t’i kthejnë vajzën dhe shyqyr që më kanë kthyer”, u shpreh Remzie.
Gjatë intervistës, këngëtarja u surprizua nga e ëma me një videomesazh e cila tregoi edhe historinë e ndërrimit të bebeve, “Kur ka lind Remzia, ka lind në shtëpi. Më pas shkova në spital se u sëmura. Atje ma kanë marrë Remzien dhe më sollën një djalë. ‘Nuk është fëmija im’, i thashë. Shkova dhe ja mora vajzën time”, tregoi e ëma e këngëtares.

 

Share With:
Translate »
704 Views