Historia e shenjës në këmbën e Kylie Jenner mund t’ju duket si e juaja
Nëse e ndiqni Kylie Jenner në Instagram, me siguri nuk ka si t’ju ketë shpëtuar nga sytë shenja e madhe që ajo ka në pjesën e poshtme të kofshës së saj të majtë, e cila së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes falë setit fotografik që ajo ka bërë me partnerin Travis Scott për kopertinën e “GQ”. Dhe nëse keni vrarë ndonjëherë mendjen se cila është historia e kësaj shenje që si rrallëherë nuk është zhdukur me photoshop, ka ardhur momenti ta mësoni. Vetëm bëhuni gati të shtrëngoni dhëmbët sepse qenka më e rëndë nga ç’mendonim.
Siç shkruan “Marie Claire”, Kylie ka folur në vitin 2011 për këtë histori në një sesion pyetjesh me fansat dhe ka treguar se gjithçka ka ndodhur kur ajo ka qenë duke luajtur kukafshehti me motrën e saj Kendall Jenner.
“Kur isha rreth 5 vjeçe, unë dhe motra ime po luanim kukafsheti dh unë u fsheha pas një gardhi të mbyllur, tepër të lartë. Pasi Kendall nuk më gjeti dot, unë duhej të kacavirresha për të kaluar gardhin që kishte një shufër me majë të mprehtë. Unë rrëshqita dhe shufra m’u fut në këmbë. Tentova të largohesha që ta nxirrja, por përfundova duke e çarë tërësisht këmbën.