Historia plot vuajtje e Mirelës: Djali më shpëtoi nga kthetrat e vdekjes | Video

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Sheqeras të Korçës. Mirela Pace, është 44 vjeç dhe ka tre fëmijë. Erjolën 22 vjeçe dhe binjakët, Redina e Redion, 14 vjeç.“Burri më pësoi atak dhe humbi jetën” rrëfen Mirela

Vajza e madhe Erjola, askokohe 12 vjeç, e përjetoi shumë keq. Lidhja e sa me të atin ishte e ngushtë. Ajo tregon mes lotësh lidhjen e saj me babain dhe atë moment të vështire të humbjes së tij që nuk do ta harrojë kurrë. Ishte prind shembullor thotë Erjola. Ndërsa dy fëmijëve  të  vegjël për shumë kohe iu tha se babai i tyre ishte në emigracion dhe nuk e kuptuan që babai i kishte ndërruar jetë dhe se ata do te mbeteshin pergjithmone jetimë.

“Për katër vite fëmijëve të vegjël nuk e dinin. Në përvjetorin e 4 të vdekjes u thashë se babin e kanë në varr, mos e kërkoni më” thotë Mirela. Binjakët , Redioni dhe Redina nuk kanë shumë kujtime nga babai, pasi ishin shumë të vegjël. Mes mundimesh e pamundësisë, ata kanë arritur t‘ia dalin deri më sot. “Në shkollë e kemi të vështirë të blejmë librat e shkollës” thotë Redina. Rediona dëshiron të bëhet psikologe, ndërsa Redjoni mekanik. Pas vdekjes së babait ato përjetuan edhe një tjetër moment tronditës. “ Edhe mami donte të vriste veten thamë se do ngelnim vetëm, nuk e përballonte dot të na rriste. Ishte gati të varej kur e gjeta një ditë. Hapa derën dhe atje më përqafoi” thotë Redioni.

“Në momentin që do hiqja karrigen djali hapi derën më tha mendo për ne mami” thotë Mirela. Përveç tre fëmijëve jetimë, Mirela ka edhe një të katërt për të cilin duhet të kujdeset. Ai është  Kristiani, djali i Erjolës. Erjola 22 vjeç,  thote se kur ishte 18 vjeç bashkëjetonte me një djalë në fshatin Sheqeras por gjerat nuk shkuan mirë për çiftin ata u ndanë. “ Ne u ndamë, për djalin kujdesemi të gjithë në familje, mamaja kujdeset më shumë për të”.

“Fëmija është i pafajshëm,  njerëzit më thonin kur linda çoje në jetimore se nuk e mban dot. Nuk doja ta bëja këtë. Kristiani është gëzimi i familjes sonë, kështu thotë mami. Djalin nuk do ta braktis për asnjë moment ” thotë Erjola.

Kristiani vuan nga disa probleme shëndetësore muajt  e para të jetës i ka kaluar në spital.  Pas humbje së bashkëshortit, Mirela u detyrya të largohej nga Permeti, pasi nuk po ai dilte dot. Kështu kthehet në vendlindjen e saj në Sheqeras të Korcës. “Jeta ime u bë kaq e vështirë, u largova nga Përmeti erdha këtu në Sheqeras kisha prindërit. Këtu jeta është më e vështirë” thotë Mirela. Fëmijët nuk donin të largoheshin nga Përmeti, pasi aty ishin rritur. Por Mirela nuk e gjeti dot atë që kishte menduar dhe sot është në vështirësi.

Ata jetojnë në këtë banesë të rrënuar. Ku myku e lagështira mbizotëron gjithandej.  Banesa e sotme ka qenë një depo drithërash, gjarpri varet në tavan thotë Mirela.

Share With:
Translate »
733 Views