Historia tronditëse e inçestit: 26-vjeçarja dënohet pasi u martua me mamanë

Një 26-vjeçare është dënuar me burg pasi ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me mamanë e saj biologjike e më pas është martuar me të. Inçesti në familje u zbulua nga një kujdestare e “Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare”. 26-vjeçarja e cila është shpallur fajtore quhet Misty Velvet Dawn Spann dhe është nga Oklahoma. Mamaja, Patricia Ann Spann, 44 vjeç, e humbi kujdestarinë e femijëve të saj kur ato ishin të vegjël. Ato u adoptuan dhe u rritën nga gjyshja e babait. Patricia u ritakua me Mistyn në vitin 2014 dhe shkonin shumë mirë me njëra-tjetrën aq sa në vitin 2016 vendosën të martoheshin. Patricia e kishte bindur të bijën se nuk ishin duke thyer ligjin duke u martuar bashkë, edhe pse në të vërtet po e thyenin. Në Oklahoma inçesti është krim që dënohet deri në 10 vjet me burg. Misty vendosi të nënshkruajë një marrëveshje për pranimin e fajësisë në mënyrë që të merrte një dënim më të lehtë. Patricia ende nuk është paraqitur në gjykatë kështu që çështja është shtyrë për në shtator. Por nuk mbaron me kaq. Më shokuese është se Patricia nuk është hera e parë që martohet me fëmijën e saj. Në vitin 2008 ajo është martuar edhe me njërin prej djemve të saj, Jody Calvin Sann. Patricia i tha investiguesve se martesa me djalin e saj u bë që ai mos të shkonte në ushtri dhe se me të nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale. Martesa më pas ishte anulluar nga djali i saj. Vëllai tjetër i Misty dhe Jody tha se mamaja e tyre i kishte manipuluar ata për t’u martuar. 

Share With:
Translate »
524 Views