Besi: Xhensila nuk kënaqet me koncerte, koha për një fëmijë

Duket se komediani, Bes Kallaku, po ndikon shumë në karrierën e bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj. Bukuroshja vazhdon të mbajë koncerte, e së fundmi madje performoi edhe në Prishtinë.  “Xhensila tani nuk ka më kënaqësi as për koncerte, as për muzikë. E ndjen dhe ka shprehur se është gati për familje”, u shpreh Besi në emisionin “Wake Up”. Bes Kallaku dhe Xhensila i dhanë fund beqarisë në një dasmë shumë të përfolur dhe të kushtueshme me shumë të ftuar nga skena e shoubizit dhe politikës. Besi vazhdon me angazhimet e tij televizive, kurse Xhensila konsiderohet prej këngëtareve më atraktive, ndonëse parashihet që të jetë më jashtë skenës.

Share With:
Translate »
679 Views